Djali i heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari dhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ish kryetari i Komunës së Skenderajt dhe themeluesi i “IDEAL-it”, Bekim Jashari, sot feston ditëlindjen e tij të 47-të.
Për ditëlindjen e tij ia po merr mijëra urime nga miqtë, bashkëpunëtorët, mbështetësit dhe qytetetarë të shumtë.
Vlen të theksojmë se Bekim Hamëz Jashari si anëtar i familjes heroike Jashari si dhe nga puna e tij e shkëlqyeshme si kryetar i Komunës së Skenderajt në mandatin e kaluar, ka fituar një mbështetje të jashtëzakonshme si brenda Skenderajt, Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare.
Redaksia e RTV Okarina iu uron ditëlindjen duke i dëshiruar shëndet e mbarësi!