Bekim Jashari feston 24 vjetorin e martesës që bënë 6 muaj pas rënies heroike të familjes

Djali i heroit të kombit, Hamëz Jashari, Bekim Jashari sot feston 24 vjetorin e martesës së tij në kohë lufte.

Martesa e tij u realizu pas 6 muaj pas rënies heroike të  familjes së tij, atëkohë Bekimi jetonte me agjën e tij Rifatin në Gjermani, aty edhe u martua për të vazhduar jetën me bashkëshorten e tij deri në vitin 2005 kur u kthyen në Kosovë për të vazhduar jetën në vendin e tyre heroik- Prekaz, në trollin e heroit Shaban Jashari.

Bekimi dhe bashkëshortja e tij tani kanë 4 femijë, një vajzë e cila mbanë emrin e nënes së tij Feride si dhe 3 djem, Hamëza ( emrin e babait), Besimin dhe Blerimin (emrat e vellëzerve të Bekimit).

Të 4 fëmijët tani po rritën e po edukohen në Kosovën e lirë duke ndjekur rrugën e gjyshit, gjyshes dhe familjes heroike Jashari.

Në 24 vjetorin e martesës Bekim Jashari në rrjetin social Facebook ka shkruar:

“24 vite bashkë!

Falënderimi i takon vetëm Zotit”.