Kryetari Jashari sot ka emëruar Arben Mehmetin, Drejtor të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Skenderajt.
Arben Mehmeti ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Edukimit dhe ato të shkencave politike në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Si kryetar i Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe Kryetar i Unionit të Studentëve të Kosovës, Arbeni ka dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e të drejtave të studentëve në shtetin tonë.
Bagazhi i tij profesional dhe përvoja e tij në administratë publike si zyrtar në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Mbrojtjes nga sot do të jetë në shërbim të qytetarëve, në veçanti të kulturës, rinisë dhe sportit në komunë tonë.
“Sot dua të falënderoj ish drejtorin Abdyl Ymerin për angazhimin e deritanishëm në udhëheqje të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Me drejtorin e ri Arben Mehmeti dhe me të rinjë tjerë do të punojmë maksimalisht në realizimin e projekteve të shumta infrastrukturore në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për të krijuar kështu kushte moderne për zhvillimin e talentit të të rinjve të komunës sonë.”, shkruan mes të tjerash Jashari.
Postimi i plotë: