Kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë kërkesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të ndahen mjete për vazhdimin e ndërtimit të objektit banesorë për familjet e dëshmorëve.
Pas kësaj kërkese, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një foto së bashku me Grupin Parlamentar të AAK-së, ku i kanë dhënë një mbështetje kërkesës se Kryetarit të Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari.
“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amandamentin që ka të bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë.”, ka shkruar Daut Haradinaj në profiling e tij të facebook-ut