Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të angazhohen më shumë sa i përket sigurimit të vaksinave anti-Covid.
“Nëse nuk jeni të zot me siguru vaksinën, hapni rrugë ka njerëz që dijnë me punu dhe me siguru vaksinën. Ti mundesh me qesh, por kjo s’është për me qeshë, ata që po humbin familjarët po qajnë”, ka thënë Haxhiu.
“Vetëm prej 14 shkurtit e deri më sot janë 651 qytetarë që kanë humbur betejen me Covid19”, ka thënë tutje ai.
\RTV-Okarina\