Bekim Haxhiu prezanton pikat e programit të PDK-së për shëndetësi 

 

Bekim Haxhiu është njëri nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës në fushën e shëndetësisë.  Ai ka prezantuar programin për shëndetësi të Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto janë pikat kryesore të programit për shëndetësi të Partisë Demokratike të Kosovës të prezantuara nga Bekim Haxhiu:

1. Menaxhimin e pandemisë COVID-19 përmes rritjes së numrit të testimeve duke filluar me testimet familjare dhe grupore me qëllim qe brenda 3 muajve të realizojmë 1 milion testime.

2. Vaksinimin e popullatës me vaksinën Anti-Covid-19 për 6 muaj;

3. Rritjen e pagave 100% për profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës;

4. Rritjen e pagesës për kujdestari 100% për stafin e infermierisë;

 

 

5. Riorganizim të specializimeve për ciklin e tretë të studimeve me kohë të plotë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në bashkëpunim me SHSKUK dhe MSH, me gjithëpërshirje dhe me kriteret e parapërcaktuara te të gjithë të diplomuarve në fushën e mjekësisë;

6. Bashkpunim i ngushtë me odat e profesionistëve shëndetësorë dhe Agjensionin e Akreditimit për nevojat kadrovike për specializimet në fushën e mjekësisë dhe akreditim të specializimeve bazuar në programet edukatve dhe profesionale. Pagë dhe kontratë pune në Kosovë për të gjithë specializantët;

7. Implementimin e sigurimeve shëndetësore, i cili tani është i mundshëm pasi që kemi arritur te funksionalizojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore me qëllim të realizimit efikas të sigurimeve shëndetësore;

8. Trajtimi i Infarktit Akut në dy orët e para në tërë territorin e Republikës së Kosovës, projekt i promovuar në regjionin e Prishtinës ndërsa do ta zbatojmë në tërë Kosovën, brenda një viti;

9. Digjitalizimin e shpërndarjes së barnave në sektorin publik me qëllim të parandalimit të abuzimeve me barna në këtë sektor.

/RTV-Okarina/