Shkruan Bekim Haxhiu
Në 23 vjetorin e rënies kujtojmë dhe nderojmë piktorin, intelektualin dhe patriotin Kadri Kadriu, nga Mitrovica.
Kadri Kadriu së bashku me artistēt e Mitrovicës organizuan ekspoziten e parë artistike në Epopenë e Parë të UÇK-së me 6 mars 1999 në Prekaz.
Me këtë rast pikturat e tyre me temë luftën e UCK-së, u bënë pershtypje mediave vendore dhe të huaja dhe Kadri Kadriu dha intervistë për mediat ndërkombëtare më ç’rast ju tha se “ me UÇK-në janë artistët, sportistët dhe tërë populli”. Vetëm 5 ditë nga kjo ngjarje Kadri Kadriu u ezekutua nga forcat serbe.
Pikturat e tij, të piktorit Isa Dibrani dhe piktorve te Mitrovicë fillimisht u vendosen në shtabin e UÇK-së në fshatin Terrnavc në Odën e Mursel Haxhiut, nga ku më pas u transportuan nga ushtarët e UCK-së, vetë piktorët dhe banorët e fshatit për në Prekaz, me qëllim që Manifestimi I Parë – Epopeja e UÇK-së 1999 që shënonte një vjetorin e rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të bëhej në mënyrë sa më të dinjitetshme.
Kadri Kadriu ishte nga njerëzit e rrallë që I kam njohur e që më ka lënë mbresa të një njeriu të veqantë në natyrën e tij.
Ishte artist por mbi të gjitha një intelektual dhe patriot i madh.
Lavdi e përjetshme veprës se piktorit Kadri Kadriu! /rtvokarina.com/