Bekim Haxhiu deputeti që nuk heziton të kthejë përgjigje qytetarëve edhe në mes të natës

Njëra nga kritikat që bëhet nga qytetarët për deputetët e Kuvendit të Kosovës është së ata përgjigjen në telefon dhe merren me problemet e tyre vetëm në kohë fushatë, mirëpo kur është fjala për Bekim Haxhiun, deputet nga qyteti Skënderaj, ndryshon qasja e qytetarëve në këtë pikë.

Bekim Haxhiu është njëri nga deputetët e rrallë në Kuvendin e Republikës se Kosovës i cili asnjëherë nuk ndalet se komunikuari me qytetarët, duke u merrur me hallet dhe problemet e tyre.


Nëse bisedon me qytetarët për deputetin Bekim Haxhiu, shumica prej tyre thonë se deputeti në fjalë sa herë që e kanë thirrur në telefon ai i’u ka përgjigjur, e ka edhe prej atyre të cilët thonë se në ora 3 të mëngjesit u ka kthyer përgjigje në telefon.

Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve për shkak të vendimit nga Gjykata Kushtetuese, shumica e deputetëve kanë filluar takimet me qytetarët dhe strukturat e partive, mirëpo kemi edhe shumë statuse në profilet e qytetarëve në Facebook të cilët po e kritikojnë këtë qasje të deputetëve.

Tani kur jemi afër zgjedhjev shumica e deputetëve i’a kanë lakmi deputetit Bekim Haxhit sepse janë vetë qytetarët ata të cilët e thërrasin Bekim Haxhiun dhe kërkojnë nga ai që të kandidojë edhe për një mandat në këto zgjedhje.    /RTV-OKARINA