Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.
\RTV-Okarina\