Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, uron të gjithë besimtarët mysliman, duke iu dëshiruar atyre shëndet, solidaritet dhe gëzim në familje.
“Në emër të institucionit të Komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve mysliman ju uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që në këtë ditë feste, në këtë ditë të sakrificës të forcohen lidhjet familjare dhe të festojnë së bashku në begati dhe harmoni.
Uroj që fryma e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë të thellohet gjithmonë në mesin tonë”, tha Hamza.