Bedri Hamza takon krerët e UÇK-së në Hagë, thotë se nuk i ka parë kurrë më krenarë se sot

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka qëndruar sot në Hagë ku ka vizituar krerët e UÇK-së.

Këtë e bëri të ditur vet Hamza me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe krerët e luftës atje janë krenarë, shkruan lajmi.net.

“Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan”, shkroi Hamza.

Postimi i plotë i Hamzës në Facebook:

Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!

Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.

Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.

Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë. /Lajmi.net/