Bedri Hamza i lë pa rrugë banorët e fshatit të Kadri Veselit, atë fillojnë ta rregullojnë vet rrugën

Banorët e fshatit Broboniq, më saktësisht qytetarët e rrugës “Brigjet e Lirisë”, me vetiniciativë kanë shtruar rrugën e tyre.
Komuna e Mitrovicës për shumë vite nuk ka bërë shtrimin e rrugës, duke i lënë banorët me rrugë që gjatë kohës së dimrit bëhet si mos më keq, shkruan Jepi zë.
Në një video të dërguar në redaksinë e “Jepi zë” shihen qytetarë që bashkarisht po bëjnë shtrimin e rrugës me rërë, me shpresë që Komuna do ta bëjë shtrimin me asfalt.
Anipse kohë me shi, banorët kanë shpërdarë rërën, që së paku gjatë stinës së verës mos të kenë probleme në qarkullim, shkruan Jepi Zë, përcjelL RTV Okarina.