Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është në përfundim e sipër të albumit të saj të radhës.
Albumi i saj i parë “Expectations” në vitin 2018 u prit shumë mirë, ndërsa tani ajo është gati për një album me plot këngë të reja.
Bebe Rexha në një sërë statusesh të bëra në rrjetin social Twitter, ka pohuar se albumi i saj i ri do të jetë i errët me plot tekste këngësh, që flasin për vuajtjen, tradhtinë dhe depresionin në përgjithësi.
Një nga fansat kishte pyetur se cila do të jetë ngjyra e albumit, së cilës Bebe Rexha iu përgjigj me “e zezë”, duke nënkuptuar që albumi i saj i radhës do të jetë “i errët”.
Yeah some of the songs are super duper dark https://t.co/lqyDJhsk8h
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021