BE-ja do të ndajë 95 mijë doza të vaksinave antiCovid për shtetin e Kosovës

 

Ursulua Von Der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, ka njoftuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Përmes një postimi në Twitter, ajo tha se këtë lajm ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

 

 

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”.

 

\RTV-Okarina\