Bayerni fiton, Lewandowski me rekord fantastik

Bundesliga gjermane ka zhvilluar fundjavën që kaloi dhe xhiron e tretë.
Bayerni, Dortmundi e Wolfsburgu fitojnë, zhgënjen Borussia Moenchengladbachi.
Bayern Munich 5-0 Hertha Berlin
Bavarezët fituan me lehtësi ndeshjen kundër Herha Berlinit, por përtej rezultatit, vëmendjen e mori Robert Lewandowski me Hat-trick-un e tij.
Me këto tri gola polaku tashmë ka kaluar shifren e 300 golave me Bayernin.
Tashmë supersulmuesi ka 301 gola të realizuara në 333 ndeshje duke shënuar në 13 ndeshje radhazi në Bundesliga.
33 Vjeçari realizoi golat e tij në minutat 35, 70 dhe 84, kurse dy golat tjerë u realizuan nga Muller në minutën e 6-të dhe Musiala në të 49-tën.
Borussia Dortmund 3-2 Hoffenheim
Verdhezinjët në ”Signal Iduna Park” fituan tri pikë mjaftë të mundimshme.
Përkundër pjesës së parë e cila nuk dhuroi asnjë gol, në të dytën u shënuan pesë të tillë.
Vetëm katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë Dortmundi shënoi golin e epërsisë së parë me realizator Giovanni Reyna.
Në të 61-tën musafirët barazuan me golin e Baumgartner.
Tetë minuta më vonë talenti anglez Bellingham riktheu avantazhin e vendasve, por musafirët nuk u dorzuan.
Në minutën e 83-të u inkuadrua në lojë nga banka rezervë dhe pas shtatë minutave Munas Dabbur realizoi golin e barazimit 2-2.
Por vetëm pas një minuti norvegjezi Haaland shënoi për 3-2 dhe ia dhuroi ekipit të tij pikët e plota.
Wolfsburg 1-0 Leipzig
Wolfsburgu vazhdon me formë të mirë këtë sezon teksa në tri ndeshjet e para ka grumbulluar nëntë pikë.
Në ”Volkswagen Arena” Wolfsburgu priti Leipzigun e Jesse Marsch.
Golin e fitores për vendasit e realizoi mbrojtësi i majtë Roussillon në minutën e 52-të.
Rezultatet tjera janë:
Arminia Bielefeld – Eintracht Frankfurt 1-1
Augsburg – Bayer Leverkusen 1-4
Koln – Bochum 2-1
Mainz – Greuther Fuerth 3-0
Stuttgart – Freiburg 2-2
Union Berlin – Borussia Moenchengladbach 2-1
Bundesliga do të rikthehet me 11 shtator pas ndeshjeve të kombëtareve.
\RTV-Okarina\