Gazetari Baton Haxhiu ka rrëfyer sot në një emision televiziv detaje për vizitën që ka pasur babai i tij në Shqipërinë e viteve ’79
Haxhiu tha se në rrëfimin e të atit pas vizitës së tij në Shqipëri, nuk ka dëgjuar të thotë asnjë fjalë të keqe për Enver Hoxhën, paçka gjendjes të vështirë ekonomike të vendit në atë kohë.
Deklarata e Batonit:
Unë e kam dashur Enver Hoxhën. Për arsye se unë e kam dashur Shqipërinë dhe kur e kam dashur Shqipërinë, e kam dashur Enver Hoxhën dhe natyrshëm, kjo dashuri irracionale ka qenë për pasojë se identiteti jonë ka qenë i atakuar, sa më shumë që atakohej identiteti jonë (i shqiptarëve të Kosovës), aq më shumë e madhëronim Enver Hoxhën. Në vitin 1979 kur ka qenë, babai im e ka vizituar të gjithë Shqipërinë dhe ka qenë radha e njerëzve tek ne në shtëpi sikur morti kur vjen për të dëgjuar se çfarë është Shqipëria. Po si nuk e nxorri asnjë fjalë të keqe mor burrë.