“Po, policia ka realizuar një aksion sot në rajonin e Gjilanit, është vazhdimësi e rastit ‘Karaçeva’”, tha zëdhënësja e Prokurorisë në Gjilan, Liridona Xhaldini.
Kujtojmë se pak javë më parë u arrestuan edhe tre zyrtarë policor në rastin e Karaçevës.
Numri i të arrestuarve në ketë rast ka shkuar më shumë se 65, përfshirë këtu bosët e kazinove, zyrtarë policor, qytetarë të cilët dyshohen se përmes rrugëve ilegale kishin kontrabanduar kafshë të shumta.
Në shtatorin e vitit të kaluar ishin rrënuar 12 objekte në fshatin Karaçevë. E konfirmuar nga Prokuroria e Gjilanit.
/RTV-Okarina/