Bashkimi Evropian njofton se ka një plan botëror për investime në vlerë 300 miliardë euro, i përshkruar si një “alternativë e vërtetë” për ta sfiduar projektin kinez “Një brez, një rrugë”.
Kina ka financuar hekurudhat, rrugët dhe portet, por është akuzuar se ka lënë disa vende të ngarkuara me borxhe.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vendet kanë nevojë për “partnerë të besuar” për të hartuar projekte që janë të qëndrueshme.
BE-ja po shikon se si mund të shfrytëzojë miliarda euro, të marra nga shtetet anëtare, institucionet financiare dhe sektori privat.
Strategjia e Kinës ka arritur në Azi, Indo-Paqësor, Afrikë dhe BE.
Projekti “Një brez, një rrugë”, ka qenë një pjesë qendrore e politikës së jashtme kineze.
\RTV-Okarina\