Barça me ”dorë të hekurt” për talentin Moriba

Ilaix Moriba është një nga zbulimet e sezonit të kaluar tek FC Barcelona.

Ai zhvilloi 18 ndeshje duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me tre asiste.

Pas paraqitjeve të mira të mesfushorit 18 vjeçarë, ”katalanasit” i ofruan rinovimin e kontratës, por që u refuzua nga lojtari.

Kontrata e Moribasë skadon në verën e ardhshme dhe lojtari mund të largohet me parametra zero.

Drejtuesit e Barçes nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim dhe kanë kushtëzuar lojtarin që ose të nënshkruaj rinovimin e kontratës ose nuk do të luaj për një vit as me ekipin e parë dhe as me Barcelonen B.

 

 

Sipas ”Mundo Deportivo”, drejtuesit ia kanë bërë të qartë agjentit dhe lojtarit se nëse nuk nënshkruajn rinovimin, atëherë lojtari vetëm do të stërvitet me ekipin B, por nuk do të luajë në asnjë ndeshje.

Pas kësaj situate të ndodhur transferimi i djaloshit Moriba në një skuadër tjetër mund të ndodhë që në këtë verë.

Oferta e parë ka ardhur nga RB Laipzig prej pesë milion euro, por që është refuzuar menjëherë. Barcelona kërkon të pakten 15 milion euro për kartonin e futbollistit.

 

\RTV-Okarina\