Të dielën mbrëma Kosova zhvilloi ndeshjen e katërt në grupit B, duke barazuar 1-1 me Greqinë.
”Dardanët” e dominuan në çdo aspekt kundërshtarin, por fati nuk iu buzëqeshi atyre.
Kosova pati disa raste në pjesën e parë me anë të Besar Halimit, Aliti e Rashica, por asnjëri nuk arriti të realizonte.
Grekët në rastin e parë të volitshëm arritën të shënojnë.
Ishte minuta e parë e shtesës në pjesën e parë ku pas një topi të humbur në mesfushë asistimin e Bakasetas e shfrytëzoi Douvikas dhe realizoi për avantazhin e ”Helenëve”.
Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje e ngjajshme me atë në pjesën e parë me dominimin e Kosovës në posedim të topit dhe me gjuajtje, por të pasakta.
Dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me humbje, kështu nuk menduan Hadërgjnajt e Muriqi.
I pari asistoi, kurse Vedati vetëm e shtyu topin në rrjetë kur po rrjedhta minuta e dytë shtesë e fund-ndeshjes.
Me këtë barazim Kosova ka 4 pikë në 4 ndeshje.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e pret Spanjën me 8 shtator në ”Fadil Vokrri.
\RTV-Okarina\