Banorët fillojnë të protestojnë një ditë pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren

 

Ditën e hënë, Prizreni u trondit nga vrasja e 15-vjeçarit Lirim Buduri, i cili pas një përleshjeje me 4 moshatarë të tij ishte therur me thikë për vdekje.

Ndërsa sot banorët e lagjes “Bajram Curri”, me një protestë kanë kërkuar nga organet kompetente të ofrojnë siguri për banorët e nxënësit.

 

 

Ata kanë kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten, duke theksuar se protesta të ngjashme në rast të mosmarrjes së ndonjë veprimi konkret nga institucionet, do të vazhdojnë edhe mëtej.

Që të gjithë me parulla: “Drejtësi për Lirimin!”, “Dua të jetoj ende!”, “Stop vëllavrasjeve!”, kanë protestuar në mëngjesin e sotëm.

/RTV-Okarina/