Tash e disa ditë një pjesë e fshatit Turiqec, duke përfshirë Ambulanten dhe Zyren e Gjendjes Civile kanë mbetur pa një fazë të energjisë elektrike, kjo si pasojë e dëmtimit të shtylles elektrike e cila paraqet rrezik të madh edhe për banorët e lagjes afër shkollës fillore “Abedin Rexha”, në Turiqec, shkruan RTYV Okarina.
Ekipi i RTV Okarina ka qenë sot në vendin e ngjarjes dhe ka shikuar ka afër gjendjen e shtyllave të cilat me të vertetë paraqesin rrezik permanent për banorët e kësaj lagje.
Banorët e kësaj lagje kanë shprehur mllefin e tyre për mos rregullim të këtij defekti nga ana e KEDS-it, ku përmes përfaqësuesit të tyre, Abaz Smajli përquan mesazhe dëshperimi për institucionet tona.
Më poshtë keni kroniken e plotë të përgatitur nga RTV Okarina.