Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të kanalizimit në fshatin Makermal, projekt të cilin e kishte nisur dhe pothuajse përfunduar ish Kryetari Bekim Jashari, dhe tani kryetari aktual Fadil Nura po mundohet ta përvetësojë si projekt të tij, shkruan RTV Okarina.
Për këtë ka reaguar njëri nga banorët e lagjes Gjinovci, Besnik Gjinovci, i cili ka thënë se sa iperket kanalizimit në Makermal, në lagjen Gjinovci ai veç ka perfunduar dhe kanë mbetur vetëm disa shtëpi që ende nuk janë të kyqura por shumica e punes është e përfunduar gjatë mandatit të kryetarit Bekim Jashari.
Ja postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook:
“Bashk fshatar te lagjes Gjinovci e pash ni postim kinse nje lajm i mir per fshatin e Makermalit dhe nje faleminderim per krytarin aktual te kumunes , tban me kesh o burr e bana ni koment jav dhash ni kritik dhe e shlyjten fill at koment se kta kritikat si dojn , sa iperket kanalizimit te makermalit te lagjes gjinovci veq aj ka perfundu jan disa shpija qe sjan te kyqne po shumica e punes esht e kryme gjat mandatit te krytarit z Bekim Hamëz Jashari , e per kit projekt ska kush qa mundohet me marr si merit ose sukses per pos krytatrit qe ka qen z Bekim Jashari …”