Mesfushori me tipare defanzive Tiemoue Bakayoko pritet që shumë shpejtë të zbarkoj në Milano.
Prej ditësh në media po qarkullon lajmi se Sipas Bakayoko ka arritur marrëveshje me drejtuesit e AC Milan, por akoma nuk është bërë asgjë zyrtare.
E përditshmja italiane ”Corriera dello Sport” thotë se francezi ka dhënë leje për një rikthim të tij në futbollin italian.
Për Bakayokon ky do të jetë një rikthim tek ”rosonerët” pasi që në sezonin 2018-2019 luajti tek AC Milan në formën e huazimit.
Madje, në atë sezon francezi bëri paraqitje shumë të mira, por rrethanat në të cilat ndodhej klubi milanist bën që Bakayoko të mos blihej përfundimisht.
Formula e transferimit sërish pritet të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerje.
Së funmdi, ”Blut” e Chelseas ia vazhduan kontratën 27 vjeçarit edhe për një vit dhe kjo mund të lehtësoj transfetimin e Bakayokos në milanello.
Bakayoko është tashmë i mësuar me Serie A pasi që përvec Milanit ai ka luajtur në sezonin e dundit edhe tek Napoli.
Përveç Bakayokos, drejtuesit ”rosoner” po punojnë dhe për transferimin e dy lojtarëve të tjerë.
Në media janë përmendur disa emra, por duket se Adil dhe Florenzi do bashkohen me klubin milanist.
\RTV-Okarina\