Dy prindërit e tij sot kanë vënë kurora lule në vendin ku kishte vdekur Agroni.
Në një prononcim për media, babai i Agonit, Naim Musliu u shprehë se do të padisë Albin Kurtin, Xhelal Sveçlën dhe Arben Vitinë.
“Jemi në ditën kur djali im po i mbush 8 muaj ndarje nga jeta në këtë vend tragjik. Në 26 vjetorin e lindjes dhe 8 mujorin e ndarjes nga jeta me pikëllim të madh kemi përjetuar keëtë muaj por mbi të gjitha po përjetojmë pikëllim edhe më të madh ndaj padrejtësisë që po i bëhet djalit tonë. Kuptohet që në fillim kam thënë se padrejtësia bie pikërisht ndaj qeverisë Kurti, Sveçla e Vitia, unë për këtë do të kërkoj drejtësi dhe nuk do të ndalem asnjëherë. So të bëjë edhe një padi për këtë. Sepse padrejtësisht, në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetuese ka qenë vendosja dhe karantimi ku ndërroi jetë edhe djali im“.
“Edhe në komisionin hetimor mund të vërtetohet se votimi u bë, deputetët e Vetëvendosjes kanë voutar kundër për shkuarjen time në Komisionin hetimor të parlamentit, që dmth i kam penguar. Se çka i ka shty ata, ata vetë e dijnë çka dojnë me heshtë çka dojnë me mbrojtë ata vetë e dijnë por unë nuk do të ndalem për drejtësinë asnjëherë. Për djalin tim asnjëherë nuk do të ndalem do të bëjë padi siç thashë, për këta që po mendoj se Kurti dhe qeveria e tij bënë padrejtësi të madhe e bënë këtë karantinim. Agoni nuk ka qenë për karantinë”, tha ai.
Ndersa Agon Musliu kishte ndërruar jetë gjatë kohës kur karantimini bëhej në konvikte. /RTV-OKARINA