Në Kuvend të Kosovës ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së tetë.
Kjo seancë po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër që vjen nga radhët e LVV-së, Avni Dehari, dhe nga deputetja më e re nga radhët e PDK-së Adelina Grainca.
Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Pak orë më vonë ndërkaq pritet të thirret seanca për votimin e Qeverisë.
\RTV-Okarina\