Java e barazimeve në Superligën e Kosovës

Këtë fundjavë është mbyllur java e parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Një javë e cila na dhuroi vetëm një fitues, kurse katër ndeshje tjera përfunduan në barazim.
Në këtë javë u realizuan 13 gola, ku ndeshja me më së shumti gola ishte ajo në Therandë (2-2).
Në ditën e shtunë u zhvilluan tri ndeshje mjaftë interesante.
Drenica në ”Bajram Aliu” ishte e pafat pasi që deri në minutën e 93-të ishin duke fituar 1-0 me golin e Denisson, por një aksion nga krahu i djathtë i sulmit të Gjilanit ishte fatal për drenicasit. Topin e goditur nga Dubova, kapiteni i Drenicës Shkelzen Lushtaku e devijoi pa vullnet në portën e tij dhe kështu ndeshja përfundoi në barazim.
Fituesi i Kupës së Kosovës dhe i Superkupës së Kosovës Llapi u befasua nga Ulpiana e inkuadruar në Superligë pas shumë viteve. Argjent Mustafa ia dhuroi klubit të tij një pikë të artë ndaj llapjanëve, të cilët ishin favorit në letër, por që iu doli më vështirë sesa që e kishin menduar.
Fitoren e vetme në këtë javë e realizoi Drita e cila mposhti Feronikelin 2-1.
Heroi i ”Intelektualëve” ishte Ardit Tahiri i cili realizoi dy gola duke zhvlerësuar golin e Sokol Kiqines.
Të dielën u zhvilluan dhe dy ndeshjet e fundit për xhiron e parë.
Prishtina kampione në fuqi u ndal nga Malisheva në një barazim 1-1 me malishevasit që bën një paraqitje fantastike në debutimin e tyre në Superligë.
Ballkani dhe Dukagjini barazuan 2-2 në një ndeshje me plot katër gola. Dy herë skuadra therandase kaloi në epërsi, po dy herë barazuan musafirët nga Klina.
Pas xhiros së parë në tabelën e renditjes prin Drita e vetme me 3 pikë.
Në xhiron e ardhsme do tē kemi ndeshje shumë interesante, ku spikat super sfida Prishtina – Ballkani,ndërsa ndeshjet tjera janë:
Drita – Llapi
Dukagjini – Drenica
Feronikeli – Gjilani
Ulpiana – Malisheva
\RTV-Okarina\