Auditorja e Përgjithshme raporton sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

 

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në kuadër të Kuvendi të Kosovës sot do të mbajë mbeldhken e radhës duke filluar nga ora 10:00.

Para këtij Komisioni do të raportojë auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës.

 

 

Këtu më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverabalit të mbledhjes së mbajtur të Komisionit me datë 15.09.2021;

3. Raportim i Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës;

4. Votimi i Raportit Financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021;

5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;

6. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020;

7. Të ndryshme.

 

 

\RTV-Okarina