
Kanë përfunduar dhe ndeshjet e javës së tretë në La Liga me Realin e Barcelonën që fituan, kurse Atletico e Sevilla nuk morën më shumë se një pikë në ndeshjet e tyre.
Real Betis 0- 1 Real Madrid
Reali i Madridit ka arritur të marë një fitore të madhe në udhëtim te Real Betis.
Në ”Estadio Benito Villamarin” u zhvillua një ndeshje e bukur dhe me shumë raste nga të dy skuadrat.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë mjaftë agresive nga vendasit që morën dhe pesë karton të verdhë.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë akoma më e mirë dhe momenti kryesor ishte ai i minutës së 61-të ku u realizua dhe goli i tri pikëve për ”Los Blancos”.
Golin e vetëm të sfides e realizoi mbrojtësi i djathtë i Realit të Madridit Daniel Carvajal pas asistimit të mrekullueshëm të Benzemas, spanjolli me një goditje të bukur fluturimthi e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Betisi Ngriti intenzitetin e sulmeve por pa arritur të barazoj rezultatin.
Barcelona 2-1 Getafe
Barcelona rikthehet tek fitoret pas barazimit në javën e kaluar përballë Bilbaos.
Heroi i katalanasve ishte sërish holandezi Depay, i cili realizoi golin e fitores, kurse sërish zhgënjen Griezmann.
Barça e nisi mirë takimin ku që në minutën e 2-të realizoi gol me anë të Sergio Robertos pas asistimit të Jordi Albas.
Goli i barazimit erdhi nga dy njohje të mira të katalanasve. Carles Alena asistoi – Sandro Ramirez shënoi në minutën e 18-të pas kombinimit të mrekullueshëm mes tyre në hyrje të zonës.
Në minutën e 30-të, Memphis Depay realizoi gol të bukur pas topit të marë nga Frenkie de Jong.
Për sulmuesin ansor ky ishte goli i tij i dytë në La Liga.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë dhe tërë takimi.
Atletoco Madrid 2-2 Villareal
Ndeshja më interesante e kësaj xhiro pritej të ishte ajo ndërmjet Atleticos dhe Villarealit dhe ashtu ndodhi.
Ndeshje në të cilën dominoi skuadra e Simeones dhe u shënuan plot katër gola.
”Nëndetësja e verdhë” bëri vetëm dy goditje në portë, por që të dyja përfunduan në rrjetë.
Golin e parë e shënuan musafirët me anë të Trigueros në minutën e 52-të pas asistimit të Yeremi Pino.
Mirpo, pas vetëm katër minutave Luis Suarez vendosi baraspeshën.
Sulmuesi ansor i inkuadruari në pjesën e dytë Arnaut Danjuma realizoi për epërsin e dytë për të besuarit e Unai Emery në minutën e 74-të.
Por, në minutën e pestë shtesë qendërmbrojtësi Mandi ishte i pafat pasi dërgoi me kokë topin në portën e tij pas një mos-kordinimi me portierin Geronimo Rulli dhe kështu ndeshja përfundoi baras 2-2.

Elche 1-1 Sevilla
Sevilla nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim te Elche.
Golin e parë e realizuan vendasit me anë të qendërmbrojtësit Enzo Roco në minutën e 11-të.
Në minutën e 40-të Youssef En-Nesyri barazoi rezultatin, i cili doli në fund të jetë dhe rezultati përfundimtar.
Valencia 3-0 Deportivo Alaves
”Lakuriqët” patën punë të lehtë në ”Estadio Mestalla” teksa fituan pastër 3-0.
Golat u shënuan nga Daniel Wass në minutën e 3-të, Carlos Soler në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 60-të Goncalo Guedes vulosi fitorën e skuadrës së drejtuar nga Pepe Bordalas.
Rezultatet tjera janë këto:
Mallorca – Espanyoll 1-0
Celta Vigo – Athletic Bilbao 0-1
Real Sociedad – Levante 1-0
Cadiz – Osasuna 2-3
Rayo Vallecano – Granada 4-0
Në këtë javë në La Liga u realizuan më së shumti gola në këtë fillim të sezonit 25 gola gjithsej.
La Liga do të rikthehet pas ndeshjeve të konbëtareve me 10 shtator.
\RTV-Okarina\