Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe 9 raste të reja me koronavirus dhe asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë bërë 1,694 testime.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.
Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
Në total numri i rasteve aktive është 179”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.