Asambleistja e PDK-së Koca merrr merita për inventarin e shkollës, roli i saj inekzistent

Asambleistja e PDK-së Liridona Koca merrr merita për inventarin e shkollës, në fakte roli i saj në këtë drejtim është inekzistent.

Në fakt siç e dimë i gjithë opinioni në Skenderaj, Shkolla “Drenica” ka qenë projekt i MASHT-tit i financuar dhe i mbikqyrur nga ta qe do të thotë edhe furnizimi me inventar ka ardhur nga ta. E kërkesen për inventar e ka bërë drejtori i shkolles z. Gëzim Gashi, madje edhe në intervistat e tij i ka përmendur e poashtu edhe në viziten e Ministres se Arsimit zonj.Arbërie Nagafci kjo e fundit i ka premtu drejtorit se shkolla do të pajiset me inventar dhe kabinete, kurse drejtori i shkollës ja kishte përmendur kërkesat e vazhdueshme për inventar dhe kabinete.

Dje përmes faqes së shkollës drejtori njoftoj se ka ardhur inventari i ri. Kurse meritat për këtë tenton me i marr një person inekzistent. Pytje për asambelisten është, kujt ja ka adresu ajo kërkesen për inventar? Kur ka qenë ajo në MASHT? Sa është sasia qe ajo e paska kërku. Asambleiste me mirë është të dalesh të njoftosh pse fshati Polac nuk ka ujë të pijes me muaj të tërë? Pse u ndërpren punimet kinse në fabriken në Polac? Mos u lavdero me punën e dikujt tjetër pasi e dim të gjithë se kërkesen për inventar e ka bërë drejtori i shkollës.Rtv Okarina