Sot, Arbnora Fejza-Idrizi, fituesja e dy çmimeve Guinness World Records, me përkrahje të Komunës së Skenderajt, në Sallën e Sporteve është duke e krijuar Mozaikun me të madh Origami në botë (Flamurin i Republikës së Kosovës), ku me këtë punim synon të arrij një rekord të ri botëror.
Në realizimin e këtij punimi po marrin pjesë edhe 25 nxënës nga qyteti i Skenderajt. Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të interesuarit qysh prej orës 10:30 deri në orën 16:00.
Ndërsa vlerësimi për këtë Mozaik nga Guinness do të bëhet 10 ditë pas realizimit të kesaj ngjarje. Gjithashtu vlen të theksohet se ky aktivitet është duke u realizuar në përputhje me vendimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
/RTV-Okarina/