Në 20 muaj si menaxher i Arsenalit, Mikel Arteta ka humbur nëntë ndeshje në Premier League si vendas.
Kjo është më shumë sesa që Arsene Wenger kishte pësuar në 6 vitet e fundit në drejtimin e klubit.
Fillimi jo i mirë i sezonit për ”The Gunners” ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë seriozisht shkarkimin e tij.
Sipas ”Daily Telegraph” durimi i drejtuesëve tashmë ka mbaruar dhe pritet shpejtë që të ndahen rrugët mes klubit dhe menaxherit Arteta.
Antonio Conte pritet të prezantohet si trajneri i ri i londinezëve.
Për strategun italian ky do të ishte një rikthim në Londër, por kësaj radhe tek Arsenali e jo tek Chelsea me të cilët fitoi Premier Leaguen dhe FA CUP.
Objektivi i Arsenalit është rikthimi në Champions League dhe të ndërtoj një skuadër sa më konkurruese.
Të shtunën me 28 gusht mund të jetë ndeshja e fundit për Artetan në krye të Arsenalit pasi që një humbje nga Manchester City në ”Etihad” do e rëndonte dhe më shumë situatën ashtu të rënduar të londinezëve, që tashmë veçse kanë pësuar dy humbje këtë edicion të ri.
\RYV-Okarina\