Arsyeja pse Messi u zëvendësua në minutën e 75′ kundër Lyon

 

Leo Messi morri vëmendjen e të gjithëve pasi u zëvendësua nga Achraf Hakimi në minutën e 75 të ndeshjes kundër Lyon.

Argjentinasi i dha një shikim mjaft të tensionuar trajnerit të tij Mauricio Pochettino, i cili ka ngritur shumë zëra, me pretendimin se Messi duhej të vazhdonte të ishte në fushë pasi rezultati ishte 1-1.

Megjithatë, Marca në një artikull shkruan se Messi është zëvendësuar si pasojë e një lëndimi në gju.

 

 

Ndoshta vendimi i Pochettinos për ta larguar nga loja ishte i duhuri, për kundër vullnetit të Messit që të qëndrojë në fushë.

 

\RTV-Okarina\