Arsenali më në fund kompletohet

Arsenali në këtë fillim-sezoni ka hasur në shumë vështirësi duke pësuar tre humbje në po kaq ndeshje në Premier League.
Por, tashmë vijnë lajme të mira nga kampi londinez.
Mesfushori Thomas Partey është ri-kthyer në stërvitje e bashkë me të janë ri-kthyer edhe dyshja e mbrojtjes Gabriel dhe White, dhe tani duket se skuadra më në fund është e kompletuar.
Mikel Arteta tashmë e ka skuadrën e plotë dhe nuk do të mund të gjejë justifikime në rast të ndonjë rezultati negativ.
Arsenali në tre ndeshjet e radhes do të luaj kundër Norwich City, Byrnley dhe Tottenham dhe do të synoj pikët e plota.
\RTV-Okarina\