Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banoziq, ka arritur në Kosovë për vizitën zyrtare.
Ai do të takohet me homologun e tij në Kosovë, Armend Mehaj.
Pas përshëndetjeve të dy, bashkë me delegacionet, hynë në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ku do të mbahet takimi.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin ‘tête-à-tête’, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.