Mëngjesin e së premtes kanë arritur 121 afganët e parë në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kjo pritje e afganëve u kujton shqiptarëve se kush ishin dhe u bën nder si vend e si popull.
Tutje, Rama tha se krenohen me traditën, teksa u ka uruar mirëseardhje afganëve.
“Mirëseardhje në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook.
\RTV-Okarina\