Arrestohet pas gjuajtjes me armë në martesën e djalit

 

Është arrestuar një person, i cili në një aheng kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të kal.9 mm. I dyshuari, njëherësh edhe  pronar i shtëpisë ka deklaruar se në shenjë gëzimi për martesën e djalit të tyre kishte shtënë me armë në ajër.

 

 

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me gaz e pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

/RTV-OKARINA/