Në orët e pasdites së datë së djeshme, polica në Vushtrri ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.
Mbi bazën e urdhëresës është arrestuar i dyshuari O.Gj., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Blerje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
\RTV-Okarina\