Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për falsifikim të parasë

 

Gjatë orëve të natës, patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.

Zyrtarët policorë gjatë ndaljes dhe komunikimit me drejtuesin e veturës tanimë të dyshuarin kanë vlerësuar si të nevojshëm një kontroll të detajuar të veturës.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1 030 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

 

 

Në cilësi të provave materiale nga ana e krim-teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:

41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro
31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.

Në cilësi te të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’.

/RTV-Okarina/