Policia e Kosovës rreth orës 04:00 ka marrë nj/ informatë për një rast të dhunës në familje në rrugën ”Anton Arapi” në lagjen “Dardania”, në Prishtinë
Falë reagimit të shpejtë policor dhe veprimeve efikase është parandaluar përshkallëzimi i pasojave të mundshme.
Ndërlidhur me rastin në vendin e ngjarjes, policia ka arritur të sekuestronte;
• Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm
• Pesë copë fishekë, të kalibrit 7.62 mm, si edhe
• Një karikator.
Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të një hetimi preliminar, policia ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin;
P. E, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit atë e ka proceduar më tej.