Është arrestuar një e mitur në Obiliq, pasi e ka rrahur një vajzë tjetër.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për shkak të një problemi të mëhershëm.
“Është arrestuar e dyshuara e mitur femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje për shkak të një problemi të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Tutje, në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në mbajtje për 24 orë.
\RTV-Okarina\