Arrestohet një burrë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

 

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili vazhdimisht ka krijuar dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke kërcënuar gruan dhe familjen e tij me jetë.

Hetuesit duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kanë kryer kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se i dyshuari përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale, u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë.

“Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshimti S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë”, njofton më tej policia.

 

\RTV-Okarina\