Stacioni policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Fehmi Agani ” në Ferizaj, është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet H.J (M.K) i moshës 47 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizikike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet H.J (F/K) e moshës 43 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues nga Njësia e Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore