Sot, para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, kanë protestuar përfaqësues të Partisë Socialdemokrate, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime!”.
Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri i saktë i të cilëve ende nuk dihet.
Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.
/RTV-Okarina/