Arrestohët e më pas lirohet një person në Skënderaj, pasi shtiu me armë zjarri


Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të arrestuar në komunën e Skënderajt.

Mësohet se deri te arrestimi i personit ka ardh pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën AK-47 me një karikator të zbrazët.

Me vendim të prokurorit, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.  /RTV-OKARINA