Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy perona në Mitrovicën e Jugut për veprën ”dhunë në familje”.
”Në orët e mesditës së datës 10 tetor 2021, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’.
Arrestimi i dy të dyshuarve, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës të cilës i është ofruar tretman mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “dhunë në familje”.
Ndërsa, pas intervistimit, njërit nga të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.”, thuhet në njoftim.
\RTV-Okarina\