Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve të parë është realizuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi 4.2 gr.
Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.
Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
\RTV-Okarina\