Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës shtatë persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Ndërsa ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10, në Deçan.
Siç thuhet në raport, gjatë rrahje është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport po ashtu thuhet se të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.