Gjatë ditës së djeshme në Prizren janë arrestuar disa persona pasi dyshohet se të njëjtit kanë lëshuar teste PCR COVID-19 të falsifikuara (negative) për mërgimtarët.
Dje rreth orës 17:45 në Prizren janë arrestuar një femër dhe një mashkull nën dyshimin se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR COVID-19 të falsifikuara, gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.
“Prizren 24.08.2021 – 17:45. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Ndërsa në një agjension turistik tjetër në Prizren rreth orës 19:00 është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka lëshuar teste PCR të falsifikuara për mërgimtarët, gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim.
“Prizren 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti në një agjension turistik ishte duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
\RTV-Okarina\